Kartela PQI WiFi SD – konkurrencë për Eye-Fi
Numri i SD kartelave memorike me WiFi po rritet, ndërsa pas Toshibës e cila kohë më parë prezantoi zgjidhjen e vet FlashAir, pionierja në këtë fushë, kompania Eye-Fi, ka tani edhe një konkurrent dhe ky është prodhuesi i produkteve memorike PQI.
Zgjidhja e PQI është prezantuar në Computex, Air Card, krijon rrjetin 802.11b/g/n pasi që kartela futet në fotoaparat dhe aparati kyçet, dhe më pas mund të lidhet në PC, telefon apo tablet, dhe transferi i fotografive apo videos mund të fillojë.
Fotografitë mund të paraqiten automatikisht brenda aplikacionet që vjen me të ose web interfejsit, ndërsa zgjidhja PQI është specifike edhe për faktin që vetë kartela ka sllot microSD, kështu që shfrytëzuesi mund të zgjedhë kapacitetin. Natyrisht, pasi që WiFi furnizohet nga bateria e fotoaparatit, krejt kjo punë e ngarkon atë, dhe mund të shkaktojë shpenzim më të shpejtë të saj.