Karolos Papulas refuzon ftesën e Ivanovit

Karolos Papulas refuzon ftesën e Ivanovit

Karolos Papulas refuzon ftesën e IvanovitPresidenti grek Karolos Papulas nuk do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Procesin do të mbahet më 1 qershor në Ohër.

Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s në pres-shërbimin e presidentit grek, pse Papulas nuk do të vijë në Ohër, e kemi marrë këtë përgjigje: “Akoma nuk ka marrëveshje zyrtare të ftesës. Ndoshta në ditët e ardhshme do të japim përgjigje zyrtare.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në nëntor të vitit të kaluar i dërgoi letër me ftesë Papulasit për pjesëmarrje në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që do të mbahet më 1 qershor në Ohër.

Në letrën e njëjtë Ivanovi e ka informuar Papulasin se më 2 qershor do të mbahet edhe Forumi i 11-të kushtuar dialogut mes civilizimeve. Forumi që filloi në vitin 2003 në Ohër dhe i cili dha rezultate të jashtëzakonshme, pa ndërprerje deri më sot mbahet në bashkëpunim me UNESKO-n dhe Këshillin e Evropës.

Edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos ende nuk ka përgjigje zyrtare për ftesën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki për pjesëmarrje në samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të PBEJL-së që do të mbahet më 31 maj.