|

Karles Pujol jashtë EURO 2012

Mbrojtësi spanjoll, Karles Pujol rrezikon seriozisht të mungojë në Euro 2012 pas një dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë, ndërsa klubi i Barcelonës deklaroi se lojtari duhet t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta lëjë për afro 6 jashtë javë jashtë fushave të lojës.

34-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes së fundjavës që kaloi në kampionat, ku Barça fitoi 4-0 në derbin me Espanjolin, ndërsa në një deklaratë zyrtare, klubi katalan bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet në datën 12 maj.

“Mendohet që pas operacionit në gju, Pujol të mungojë për afro gjashtë javë”, lexohej në komunikatën e ekipit “blaugrana”, ku nënvijëzohej se prej këtij dëmtimi, Pujol nuk do të jetë në gjendje të luajë as në finalen e Kupës së Mbretit kundër Atletik Bilbaos më 25 maj.

Dëmtimi I kapitenit të Barcelonës është një humbje mjaft e madhe për përfaqësuesen kampione të botës dhe Europës në fuqi, që do të nisë mbrojtjen e titullit continental më 10 qershor kundër Italisë.

Pujol numëron 99 ndeshje me fanellën e Spanjës, ndërsa ka shënuar edhe golin e fitores 1-0 në gjysmëfinalet e Botërorit 2010 kundër Gjermanisë. Mungesa e tij do të bëjë që në qendër të mbrojtjes, “Furia e Kuqe” të rreshtojë Sergio Ramos të Realit të Madridit dhe mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike.

Komentoni