Karla del Ponte për krimet e kryera në Siri

Karla del Ponte për krimet e kryera në Siri

Karla del Ponte për krimet e kryera në SiriKarla del Ponte, anëtare e komisionit hetimor në Orghanizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi se mënyra e krimecve dhe tipologjia e viktimave në luftën civile siriane janë të paprecedenta.

Ajo theksoi se krimet e kryera atje janë shumë më të rënda se në ish Jugosllavi. Del Ponte u shpreh e prerë duke përshkruar situatën në vend pas më shumë se 3 vitesh gjakderdhje. Sipas sak më Siri nuk ka njerëz të mirë dhe të këqinj pasi të dyja palët kryejnë krime.

Karla del Ponte dhe anëtarë të tjerë të komisionit këto ditë po organizojnë takime me dyer të mbyllura në jug të Turqisë me refugjatë sirianë, disidentë dhe anëtarë të qeverisë në ekzil.

Mandati i komisionit që drejtohet nga braziliani Paulo Pinheiro, skadon në muajin mars, kur dhe pritet të prezantohet në Gjenevë raporti përfundimtar i hetimeve.