Karl Heinz Rumenige : Guardiola është atraksion për Bayernin dhe Bungesligën

Karl Heinz Rumenige : Guardiola është atraksion për Bayernin dhe Bungesligën

Karl Heinz Rumenige : Guardiola është atraksion për Bayernin dhe BungesligënDrejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl Heinz Rumenige ka theksuar se është i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me trajnerin më të mirë në botë, Pep Guardiola.

“Është kënaqësi të shpallim se kemi arritur marrëveshjen me një nga trajnerët më të mirë në botë dhe në tërë historinë e futbollit. Ai do të jetë një atraksion i vërtetë në futbollin gjerman”, ka theksuar Rumenige.

Marrëveshja parasheh që ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola të qëndrojë tek bavarezët deri në vitin 2016. Ai vjen në vend të trajnerit të deritanishëm Jup Hejnkes. Mediat gjermane kanë transmetuar se firmosja e Guardiolës me Bayernin ka shokuar klubet angleze, sidomos Chelsea, që kishte piketuar legjendën e trajnerëve.