Kapshticë, kapen 40 kg drogë në një kamion, arrestohet drejtuesi

Kapshticë, kapen 40 kg drogë në një kamion, arrestohet drejtuesi

Kapshticë, kapen 40 kg drogë në një kamion, arrestohet drejtuesiPolicia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 40 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në një kamion që vinte nga Erseka me targa AA 548 AR i cili drejtohej nga shtetasi Erjon Veizi dhe kishte si destinacion shtetin grek.

Pas kontrollit të mjetit, efektivët e policisë kanë arritur të gjejnë sasinë e drogës të fshehur në shasinë e kamionit ndërsa kanë arrestuar edhe drejtuesin e tij.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.