Kanioni më i madh në tokë

Kanioni më i madh në tokë

Kanioni më i madh në tokëStudiuesit zbuluan njërin prej kanioneve më të mëdha në tokë, i ndodhur nën shtresën e akullit që mbulon pjesën më të madhe të Groenlandës. 

Kanioni ka një gjatësi prej 800 kilometrash dhe thellësi prej 800 metrash. Sipas studiuesve, 4 milion vite më parë, në këtë kanion ndodhej shtrati i një lumi të madh, përpara se të mbërrinte epoka e akullt.

I gjithë zbulimi ka qenë aksidental. Studiuesit ishin duke vëzhguar pamjet satelitore nga Groenlanda për të parë ndikimin e ndryshimeve klimaterike në shkrirjen e akullit të Groenlandës.

“British Antartic Survey” deklaroi se kishte mbetur e mahnitur nga zbulimi i një terreni gjeografik të tillë, të pa parë deri më tani.

Lugina e fshehur nën akull është më e gjatë se sa Kanioni i Madh në Arizona. Studiuesit mendojnë se lumi që kalonte miliona vite më parë në këtë luginë derdhej në Detin Artik, sot i mbuluar edhe ai nga akulli.

Shtresa e akullit në këtë pjesë të globit shkon deri në 3 kilometra trashësi. Pesha e saj prej miliona tonelatash ka bërë që toka të spostohet plot 200 metra nën nivelin e detit, ndërkohë që përpara epokës së akullit, mendohet se ka qenë rreth 500 metër mbi nivelin e detit.