Steven Spielberg

Kandidatët për çmimet “Oscar”

 Steven Spielberg“Lincoln”, drama e Steven Spielberg dominon në listën e nominimeve për cmimet Oscar për vitin 2013. Drama mori 12 nominime në total, duke lënë pas filmin “”Life of Pi” të regjisorit Ang Lee me 11 nominime.

Surprizë konsiderohet “Silver Linings Playbook”, i cili u shndërrua në filmin e parë në kategorinë aksion që nominohet për cmim Oscar në 30 vitet e fundit.

Më poshtë lista e plotë sipas rendit alfabetik e filmave pretendentë për t’u shpallur filmi më i mirë i vitit:

1) Amour, 2) Argo, 3) Beasts of Southern Wild, 3) Django Unchained, 4) Les Miserables, 5) Lincoln, 6) Life of Pi, 7) Silver Linings Playbook, 8) Zero Dark Thirty.

Në listën pesë emërore për t’u shpallur aktorja më e mirë protagoniste është Jessica Chastain që luan në filmin “Zero Dark Thirty”, Jennifer Lawrence tek filmi “Silver Linings Playbook”, Emanuelle Riva për rolin e saj në filmin “Amour”, Quvenzhane Wallis tek filmi “Beasts of the Southern Wild” dhe Naomi Watts për rolin e saj në filmin “The Impossible”.

Sa për aktorët protagonistë meshkuj lista përbëhet nga Daniel Day Lewis (Lincoln), Bradley Cooper (Silver Linings Playbook), Hugh Jackman (Les Miserables), Joaquin Phoenix (The Master) dhe Denzel Washington për rolin e tij tek filmi “Flight”.

Në listën për cmimin si regjisori më i mirë është Ang Lee për filmin “Life of Pi”, Michael Haneke për filmin “Amour”, David O Russel për filmin “Silver Linings Playbook”, Steven Spielberg për filmin “Lincoln” dhe Benh Zeitlin për filmin “Beasts of Southern Wild”.

Mes të tjerave është zbuluar edhe lista e filmave kandidatë për fitimin e cmimit “Filmi më i mirë i huaj”, ku konkurojnë të gjithë prodhimet kinematografike botërore jashtë Hollywood-it, ku pretendent kryesor është filmi “Amour”, lista e pretendentëve për filmin e animuar më të mirë, lista e filmit dokumentar më të mirë, kolona zanore më e mirë ku pretendent kryesor është kolona zanore e “Skyfall” e kënduar nga Adele, si dhe lista me pretendentët për cmimet e tjera si aktori (ja) joprotagonistë(e) apo për figurën dhe kostumografinë më të mirë.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Oscar” do të zhvillohet në “Dolby Theater” në Los Anxheles më 24 shkurt.