|

Kanadaja terheq vaksinat

 Kanadaja terheq vaksinatKanadaja terheq nje numer te madh vaksinave  kunder gripit te derrit A/H1N1, pasi shume paciente u ankuan per reaksione te renda ne momentin qe kane marre injeksionin.


Organizata Boterore e Shendetesise njoftoi se autoritetet kanadeze po bejne c`eshte e mundur per zbardhjen e problemit, e nderkohe kane hequr nga qarkullimi vaksinat e “GlaxoSmithKline”. 6 persona u ndjene shume keq pas vaksinimit ne Kanada.

Pas vales gjigande te vaksinimeve kunder A/H1N1, ne mbare boten jane shenuar gati 30 vdekje. Por OBSH e ka perjashtuar deri tani lidhjen e tyre me vaksinen.

Sipas organizates, qe analizon te dhenat nga 16 shtete te ndryshme, vdekjet jane vetem nje fraksion i vogel e i paperfillshem krahasuar me 65 milione dozat e administruara deri tani.

Etiketa: , ,

Komentoni