|

Kamerat e sigurisë do të zbulojnë krimet edhe para se të ndodhin

Gjenerata e re e kamerave të kompjuterizuara do të mund të vërejnë nëse dikush është terrorist ose kriminel edhe para se të kryejë ndonjë krim.

Pajisjet do të vendosen në vendet siç janë stacionet e trenit ose ndërtesat publike, ku do të skanojnë kalimtarët dhe analizojnë sjelljen e tyre.

Duke shfrytëzuar një numër të madh të parametrave për sjellje “normale”, në rast dyshimi, kamera e sigurimit do të dërgojë mesazhin apo alarmin për rrezikun.

BRS Labs, prodhuesi i kamerave, tashmë ka vendosur këto pajisje nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kamerat gjenden në atraksionet turistike, ndërtesat e qeverisë dhe bazat ushtarake. Ekzistojnë plane për vendosjen e kamerave edhe në automjetet e transportit publik, transmeton Daily Mail.

Kamerat mund të përcjellin deri 150 njerëz në çdo moment në kohë reale, ndërsa gjatë përdorimit do t’u rritet baza e të dhënave për sjelljen e dyshimtë të njerëzve, sipas së cilës do të vendosin nëse dikush është i dyshimtë apo jo. Sipas raporteve nga BRS Labs, kamerat do të kenë mundësi të mësojnë nga ajo që vërejnë apo vrojtojnë.

Duke iu falënderuar teknologjisë së avancuar, me ndihmën e së cilës janë krijuar, kamerat do të munden të kompensojnë mungesën e dritës, çka në mënyrë të shtuar redukton nevojën për monitorim nga njeriu.

Etiketa:

Komentoni