kali

Kali më i vogël në botë

Kali me emrin Bella, i cili lindi më 12 maj të këtij viti është i madh gjithsej 53 centimetra, ndërsa peshon vetëm 25 kilogramë dhe vlerësohet të jetë kali më i vogël në botë.

Bella pesëmuajshe tash e ka mbërritur madhësinë dhe peshën e një mëzi të porsalindur, ndërsa kur lindi ishte më i vogël se një bebe, i gjatë 38 centimetra dhe peshonte vetëm 4 kilogramë.

Bella e vogël është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërsa më së tepërmi kohë kalon me shoqen e saj Lilly, mëzin tjetër në miniaturë. A është Bella vërtetë kali më i vogël në botë ende nuk dihet.

Konkurrenti i saj kryesorë është kali Einstein nga New Hampshire. Ai është një muaj më i vjetër se Bella, ndërsa kur lindi ishte edhe më i vogël, i gjatë 35 centimetra ndërsa peshonte 2.7 kilogramë.

Sipas librit të rekordeve Guinness, prej vitit 2006 titullin e kalit më të vogël në botë e mban Thumbelina i gjatë 45 vetëm centimetra.

httpv://www.youtube.com/watch?v=fhOD2N_ANQ4