Kaka: Gati për ta mposhtur Atletico Madridin

Kaka: Gati për ta mposhtur Atletico Madridin

Kaka: Gati për ta mposhtur Atletico MadridinKaka insiston që AC Milan kanë “besim dhe janë gati” për të mposhtur Atletico Madridin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kuq e zinjtë për momentin janë në vendin e 9 në Seria A, 31 pikë pas liderit Juventus dhe kanë arritur që të largohen nga rreziku për të rënë nga liga të premten pasi që kanë mposhtur Bolognan me rezultat 1-0 pas një super goli të Mario Balotellit.

Megjithatë, Kaka thotë që skuadra e Clarence Seedorf ka qenë duke menduar më shumë në ndeshjen kundër Atleticos, e cila e ndan pozitën e parë me pikë të njëjta me Barcelonën dhe Real Madridin.

“Pas fitores së të premtes në ligë kundër Bolognas, ne besojmë se jemi të gatshëm për fitore të mërkurën”, tha mesfushori ofensivë gjatë një intervistë me fansa në Twitter.