Kadaj-Bujupi kërkon të mbahet interpelanca, Beqiri kundër

Kadaj-Bujupi kërkon të mbahet interpelanca, Beqiri kundër

Kadaj-Bujupi kërkon të mbahet interpelanca, Beqiri kundërShefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka debatuar me deputeten Donika Kadaj-Bujupi lidhur me mbajtjen ose jo të interpelancës ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Derisa, Donika Kadaj-Bujupi kërkoi të mbahej interpelanca ndaj kryeministrit Mustafa, shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri tha se nuk është aspak e arsyeshme të mbahet kjo interpelancë meqenëse e pika e diskutimit nuk ekziston më.

Ai tha tashmë Aleksandër Jabllanoviq është shkarkuar dhe nuk ka çfarë të diskutohet.

Ndryshe, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti propozoi pauzë për të parë nëse do të jetë i gatshëm kryeministri Isa Mustafa të jetë në interpelancë.