23kabashi3 (1)

Kabashi ulet në bankën e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës

Sot, para trupit gjykues të Tribunalin e Hagës, do të paraqitet Shefqet Kabashi, dëshmitari kryesor i Prokurorisë në rastin Haradinaj e të tjerët.

Këtë herë, ai do të ulet në bankën e të akuzurit. Kabashi akuzohet për shpërfilljen e Tribunalit të Hagës, pasi në vitin 2007 kishte refuzuar të dëshmonte në gjykimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.

Në rigjykimin e pjesshëm ndaj këtyre tre të akuzuarve, i cili po zhvillohet këto ditë, ai u soll me detyrim, por nuk iu përgjigj shumicës së pyetjeve të prokurorisë.

Për këtë arsye, trupi gjykues mori vendim që dëshmia e tij në rastin Limaj e të tjerët të pranohet si provë edhe në rastin Haradinaj e të tjerët.