Ka filluar rundi i ri i bisedimeve Thaçi-Daçiq

Ka filluar rundi i ri i bisedimeve Thaçi-Daçiq

Ka filluar rundi i ri i bisedimeve Thaçi-DaçiqNga Brukseli raportohet se kanë filluar bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit, që mbahen me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton.

Rundi i 27 janarit, siç dihet, përfundoi pa marrëveshje.

“Dialogu Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga BE ka filluar sot paradite. Catherine Ashton ka filluar dialogun me dy kryeministrat dhe ekipet e tyre”, ka shkruar në Twitter, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e baroneshës Chatherine Ashton.

Siç është paralajmëruar, do të bisedohet për  gjyqësinë dhe formimin e Asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut.

Ky është raundi i dytë për këtë vit. I pari, i mbajtur më 27 janar dhe  përfundoi pa marrëveshje.

Këto bisedime po mbahen në kuadër të Marrëveshjes së arritur më 19 prill ndërmjet dy vendeve për Normalizimin e raporteve midis Kosovës e Serbisë.

Të dy kryeministrat të hënë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.