Juventusi shënon fitore prej 2-0 kundër Trabzonsporit

Juventusi shënon fitore prej 2-0 kundër Trabzonsporit

Juventusi shënon fitore prej 2-0 kundër TrabzonsporitJuventusi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Trabzonsporit në përballjen e parë të 1/16 së finales të Europa League.

Bianconerët ishin skuadra më e mirë në gjysmëlojën e parë, por edhe ekipi turk pati momentet e veta.

Futbollisti i huazuar nga Southamptoni, Pablo Daniel Osvaldo, krijoi epërsi duke shënuar golin e parë me fanellën bardhezi (16’).

Në pjesën e dytë pati kundërthënie sa i përket një goli të Trabzonsporit, mirëpo arbitri vendosi se nuk ishte gol.

Në minutat shtesë (90’+4), Paul Pogba arriti ta shënojë golin e merituar në këtë përballje. Tevez ishte asitues.

Rezultati prej 2-0 e favorizon Juventusin për t’u kualifikuar në raundin tjetër, megjithatë duhet të presim ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Turqi.

Gjasat janë të mëdha që në të tetën e finales të takohet Zonja e Vjetër me Fiorentinan që thuajse e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër.