Juventusi është klubi më i preferuar nga shqiptarët në LK

Juventusi është klubi më i preferuar nga shqiptarët në LK

 Juventusi është klubi më i preferuar nga shqiptarët në LKNjë studim i fundit ka zbuluar se klubi më i preferuar nga shqiptarët në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve është kampioni italian, Juventusi.

“Forza Football”, aplikacion suedez që mbledh të dhënat e më shumë se katër milionë përdoruesve në Evropë, ka shpalosur listën e dhjetë skuadrave më të pëlqyera në këtë edicion të Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8 së finales.

Nga hulumtimi i bërë në 32 nga 45 shtete ekipet më të preferuara janë Juventusi dhe Barcelona.

Barcelona ka fituar këtë garë tri herë në dekadën e fundit dhe përkrahja për të është zgjeruar shumë, por Juventusi konsiderohet befasi sepse përpos suksesit në Itali në tre vitet e fundit, klubi nuk ka arritur më shumë se çerekfinalen në Ligën e Kampionëve që nga vitit 2006.

Në mesin e shumë vendeve nga të cilat përkrahet Juventusi shihet se edhe fansat e futbollit nga Shqipëria përkrahin “Zonjën e Vjetër”.

Sipas listës së publikuar në Wall Street Journal, klubet e njohura si Bayern Munichu dhe Chelsea nuk kanë shumë fansa në vendet tjera. Kampioni i fundit i Evropës, Real Madridi, përkrahet më së shumti nga katër shtete duke përfshirë Hungarinë dhe Luksemburgun, por jo Spanjën. /koha.net/