Juventusi e dëshiron Gundoganin

Juventusi e dëshiron Gundoganin

Juventusi e dëshiron GundoganinJuventusi nuk po mund të rehatohet në kërkim të lojtarëve, pas dështimit të transferimit të disa lojtarëve.

Pasi Interi ia mori nga dora Xherdan Shaqirin dhe Lukas Podolskin, Juventusi ka përqëndruar forcat diku tjetër.

Eshtë Ilkay Gundogan ai që ka tërhequr interesimin e madh të Bianconerëve, raporton La Stamnpa.

Lojtari do të preferonte largimin nga Dortmundi për shkak të mungesës së futbollit të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm për Dortmundin.