Juventus vihet pas Shaqirit

Juventus vihet pas Shaqirit

Juventus vihet pas ShaqiritNuk janë vetëm ekipet angleze që e duan mesfushorin shqiptar të Bayern München, Xherdan Shaqiri, në radhët e veta.

Është edhe kampioni i Italisë, Juventus ai që ka hyrë në garë për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, i cili akoma nuk ka fituar vendin e titullarit te “bavarezët”.
“Infoticker.ch” shkruan se Juve është duke e vëzhguar situatën e 22-vjeçarit tek gjiganti gjerman. Thuhet se presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Giuseppe Marotta është i bindur në aftësitë e Shaqirit dhe e sheh të mundshëm transferimin e tij në Torino.

Ish ylli i Baselit, me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2016, por krerët e Juves besojnë se mund të arrijnë marrëveshje me klubin nga “Allianz Arena” për ta blerë mesfushorin shqiptar, i cili gjatë afatit kalimtar të verës ka refuzuar ofertën e Arsenalit dhe të Liverpoolit.