Juve ‘pushton’ Milanon

Juve ‘pushton’ Milanon

Juve ‘pushton’ MilanonJuventusi e ka konfirmuar dominimin në futbollin italian, duke e mposhtur Milanin 2:0, në derbin e xhiros së 26’të në Serie A.

Bianconeri i shfrytëzuan për mrekulli mundësitë që iu krijuan, duke shënuar me Fernando Llorenten në pjesën e parë dhe përmes Carlos Tevezit në atë të dytë.

Madje, ylli argjentinas e shënoi një gol fantastik nga distanca. ‘Zonja e Vjetër’ i pati edhe dy mundësi tjera të mira me anë të Andrea Pirlos dhe Paul Pogbas, që e qëlluan shtyllën.

Rossoneri ishin më të mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të sigurta, sidomos me Leite Kaka, por ishin të pafat. Në fund të takimit, Robinho e qëlloi tërthorësen.

Falë kësaj fitoreje, Juventusi e përforcoi pozitën e parë në tabelë, duke u shkëputur 11 pikë ndaj përcjellësit kryesor, Roma. Në anën tjetër, Milani zbriti në pozitën e 10’të dhe e bëri një hap prapa Evropës.