Ibrahim Afellay

Juve ofron 8 milionë për Afellayn

Juventusi është duke synuar të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Ibrahim Afellay, dhe ka bërë ofertë në vlerën e 8 milionë eurove.

Klubi spanjoll ende nuk është përgjigjur në ofertën e Juventusit, por ata supozohet se kanë hapur bisedat për një largim të mesfushorit këtë verë.

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, zbuloi gjatë vikendit se ekipi nga Torino do të bëjë më shumë nënshkrime në ditët e mbetura të afatit kalimtar të verës dhe e sheh Afellayn si një shtesë kualitative në ekip.

Holandezi 25-vjeçar iu bashkua Barcelonës nga PSV në muajin janar, por e ardhmja e tij në Camp Nou ka mbetur në dyshim pas arritjes së Cesc Fabregas nga Arsenali dhe Alexis Sanchez nga Udinese këtë verë.