Antonio Conte

Juve e ka fatin në duart e veta

Pas fitores prej 4-0 ndaj Novaras, trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se bardhezinjtë e kanë në dorë fatin e tyre.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, Juventusi gjendet tri pikë përpara Milanit, ndërsa duke llogaritur ndeshjet direkte, i duhen edhe dy fitore për t’u shpallur kampion.

“E dimë se jemi padronë të fatit tonë. Ndjehemi mirë, ekipi është i vendosur dhe dëshirojmë të bëjmë diçka të jashtëzakonshme”.

“Po i afrohemi qëllimit tonë në një mënyrë shumë të drejtë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.