Juve bën plane "të rrëmbejë" Januzajn nga Manchesteri

Juve bën plane “të rrëmbejë” Januzajn nga Manchesteri

Juve bën plane "të rrëmbejë" Januzajn nga ManchesteriSkuadra e Juventusit ka synim që të kryejë edhe një “operacion” këtë vit. Kampionia e Italisë synon që Manchester Unitedit t’ia marrë talentin kosovar Adnan Januzaj, shkruan “juvenews.eu”.

“Pas blerjes së Paul Pogbas nga Manchester United një vit më parë, Juventusi tani është duke menduar ta blejë mesfushorin Adnan Januzaj.

Adnani ende nuk e ka kontratë profesioniste. Lojtari është duke u kërkuar edhe nga Barcelona, por krerët e Juventusit duan më shpejt të arrijnë marrëveshje për ta mposhtur konkurrencën me Bacelonën”, shkruan të dielën “juvenews.eu”. Kartoni i Januzajt 18-vjeçar vlerësohet një milion euro. Vitin e kaluar Juventusi kishte arritur të bindë Pogban, që po ashtu nuk kishte kontratë profesioniste.