Jurgen Klopp:Reali i Ançelotit, më lart se i Murinjos

Jurgen Klopp:Reali i Ançelotit, më lart se i Murinjos

Jurgen Klopp:Reali i Ançelotit, më lart se i MurinjosNdonëse e krahasoi skuadrën e tij me hirushen, Jurgen Klopp paralajmëroi Realin e Madridit, duke thënë Borussia Dortmund mund të mposhtë çdo ekip që i del përpara nëse ndodhet në një ditë të mirë.

Madrilenët dhe verdhezinjtë janë përballur 4 herë sezonin e kaluar të Champions League, me gjermanët që shkuan deri në finale, por situata nuk duket shumë premtuese këtë vit. Veç mungesave të shumta nga dëmtimet, Dortmundi do të luajë edhe pa bomberin Robert Lewandowski i cili është i pezulluar, megjithatë Klopp ka besim te aftësitë e djemve të tij.

“Me këtë buxhet dhe listë të gjatë dëmtimesh, pa dyshim që shkojmë si hirushja përballë Realit, por gjithmonë unë kam thënë se nuk duhet të jemi patjetër më të mirët në botë për të mposhtur ekipin më të mirë.

Kemi shanse dhe mund t’ia dalim”. Në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar, pavarësisht avantazhit nga takimi i parë, Dortmundin e zuri ankthi në ndeshjen e kthimit nga golat e Benzema dhe Ramos, emocione që Klopp i kujton edhe sot e kësaj dite. “10 minutat e fundit të asaj ndeshjeje ishin drithëruese, çfarë tensioni. E dimë se çfarë na pret në Bernabeu. Nuk do ta harroj kurrë atë mbrëmje. Fërshëllima e fundit ishte një moment special dhe unik për të gjithë”.