Jurgen Klopp nuk e mendon dorëheqjen

Jurgen Klopp nuk e mendon dorëheqjen

 Jurgen Klopp nuk e mendon dorëheqjen Përkundër rezultateve të dobëta me Borussia Dortmundin, trajneri Jurgen Klopp, nuk po e mendon dorëheqjen nga kjo skuadër, duke kërkuar që misionit të mbijetesës në Bundesligë, t’i shkojë deri në fund.

Borussia Dortmund pas 19 ndeshjeve, renditet në vendin e fundit në Bundesligë, dhe seriozisht rrezikon rënien nga elita e futbollit gjerman.

“Bateritë e mija janë plotë pas pushimit të dimrit dhe nuk janë zbrazur pas vetëm dy ndeshjeve. Nuk ka asnjë shans që të japë dorëheqje, unë jam i gatshëm për të përmbushur misionin që dëshirojmë për pjesën e dytë të sezonit (mbetja në Bundesligë)”, deklaroi Klopp.