Jurgen Klopp: E ardhmja ime është në Dortmund

Jurgen KloppKlopp komenton me humor zërat që e shikojnë te stoli i Arsenalit në të ardhmen. Pas disfatës 2-0 në “Emirates Stadium”, trajneri i Borussias shprehet se ndoshta tashmë në Londër mendojnë ndryshe.

-Nuk besoj se kanë më dëshirë të më përzgujedhin për të drejtuar skuadrën pas humbjes tonë në Londër. Arsenali ka një nga trajnerët më të mirë të botës dhe unë gjithashtu jam në një nga klubet më të mirë të planetit. Më bëhet qejfi për vlerësimin por e ardhmja ime është në Dortmund.

Një deklaratë që qartëson ambientin në “Signal Iduna Park” edhe pse Borussia Dortmund ka bërë startin më të keq të 32 viteve të fundit në Bundesliga. Jurgen Klopp e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2008 pas një eksperience te Mainzi.

Ai arriti të fitonte dy tituj kampionë rresht dhe shkoi deri në finalen e UEFA Champions League në vitin 2013 ku u mund 2-1 nga Bayerni i Mynihut.

Nga ana tjetër, Arsenali duket i paqartë për të ardhmen e Ëenger në stolin e skuadrës pasi edhe këtë sezon “Topçinjtë” kanë dalë nga gara për titullin kampion për shkak të rezultateve jo fort bindëse të skuadrës londineze në javët e para të Premier League.