Jurgen Klopp

Juergen Klopp dëshiron t’i hakmerret Arsenalit

Jurgen KloppJuergen Klopp thotë se ai ka punë të papërfunduara me Arsenalin.

Klubi gjerman është caktuar në grupin F ku krahas Napolit dhe Marseillet, bën pjesë edhe Arsenali, dhe Klopp planifikon t’i hakmerret Arsene Wenger pas barazimit 1-1 dhe disfatës 2-1 në sezonin 2011/12.

“Është një grup i shkëlqyeshëm, shumë i ekuilibruar me katër skuadra që të gjitha mund të vazhdojnë përtej fazës së grupeve”.

“Është fakt, ne kemi punë të papërfunduara me Arsenalin dhe me Marseille. Kurrë nuk kam qenë në Napoli, por mezi pres ta shoh atmosferën atje. Do të jetë shumë ngazëlluese”, ka thënë Klopp.