Ju bien flokët? Pini shumë ujë

Ju bien flokët? Pini shumë ujë

Ju bien flokët? Pini shumë ujëTradicionalisht, rënia e flokëve është konsideruar si një proces negativ, i lidhur në mënyrë të pandërgjegjshme me plakjen dhe në tërësi, efektet që kjo e fundit shkakton në humbjen e ngadaltë të bukurisë. Por ekzistojnë disa mënyra sesi ta parandaloni këtë proces aspak të këndshëm, si për burrat edhe për gratë.

E para, ka të bëjë pikërisht me përmirësimin e aspektit tuaj të të ushqyerit. Sepse duhet të dini që një humbje e flokëve, flet në radhë të parë për një mungesë të ushqyesve kyç në trupin tuaj. Prandaj, paraqitet e nevojshme që të merrni ushqimin e duhur dhe të aplikoni një dietë të ekuilibruar. Por shpesh kjo nuk është e mjaftueshme.

Dhe prandaj, duhet t’u drejtoheni farmacive për të marrë paketën e plotë multi-vitaminë dhe multi-minerale. E cila, arrin të plotësojë mungesën e ushqyesve kryesorë në trupin tuaj, duke parandaluar kështu edhe rënien e flokëve.

Këshilla e dytë, është që të pini edhe shumë ujë.

Të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë është një mënyrë mjaft e mirë për të ndaluar rënien e tyre.

Sepse uji, në fakt, ndihmon largimin e toksinave nga trupi juaj. Këto toksina mund të jenë pikërisht një nga arsyet e rënies së flokëve tuaj. Prandaj, nëse është e mundur, pini sa më shumë ujë të distiluar për flokë të shëndetshëm.

Sikundër, rekomandohet që të zvogëloni edhe kafeinën në trupin tuaj. Pasi ajo është diuretike dhe për këtë arsye, shkakton dehidratim. Dhe dehidratimi i rrënjëve të flokëve tuaj, është një arsye që shkakton humbjen e flokëve. Prandaj, sugjerojmë që kafen ta merrni të paktën të kombinuar me qumësht, ose ta zëvendësoni fare atë me  lëngje frutash ose pije të tjera që nuk përmbajnë kafeinë, gjë e cila do t’i bëjë flokët tuaj më të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Në fund, ju rekomandohet që të flini shumë. Flini të paktën 7 deri në 8 orë në natë. Eshtë jetike për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe për flokët tuaj në veçanti. Gjumi është koha kur trupi rigjenerohet dhe rimëkëmbet, duke rikuperuar energjinë e humbur gjatë ditës. Duke ndihmuar në mënyrë indirekte edhe në ndalimin e rënies së flokëve.