Jose Mourinho mund të dënohet nga FA

Jose Mourinho mund të dënohet nga FA

Jose Mourinho mund të dënohet nga FAFederata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë disiplinore kundër menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho pas përjashtimit të tij në ballafaqimin kundër Aston Villas të shtunën e shkuar.

Inkuadrimi i tij në fushë rreth minutës së 90-të të duelit në Villa Park dhe konfrontimi me gjyqtarin Chris Foy, ia solli Mourinhos ngarkesën me sjellje të pahijshme.

“Jose Mourinho është akuzuar nga FA për sjelljen e tij në duelin kundër Aston Villas të shtunën, më 15 mars 2014”, thuhet në komunikatën e publikuar nga FA.

“Sjellja e menaxherit të Chelseas me inkuadrimin e tij në fushë në minutat e fundit të takimit dhe afrimi tek gjyqtari i ndeshjes ka bërë që ai të akuzohet me sjellje të pahijshme”.

Mourinho ka kohë deri më 24 mars që t’i përgjigjet akuzës.

Sipas rregullave të FA, menaxherët nuk guxojnë të dalin nga zona e tyre teknike, por Mourinho u ankua se persona të ndryshëm kishin hyrë në fushë.