Jose Mourinho i pakënaqur me barazimin

Jose Mourinho i pakënaqur me barazimin

Jose Mourinho i pakënaqur me baraziminMourinho është i pakënaqur me barazimin 1-1 ndaj Galatasaray në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.Blutë shënuan një gol të hershëm me anë të Fernando Torres, para se Aurelien Chedjou të barazojë për skuadrën turke në pjesën e dytë, duke lënë hapësirë për të lojë të nxehtë në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet muajin e ardhshëm në Stamford Bridge.

Rezultati nuk është i mrekullueshëm. Situata në ndeshjen e dytë do të jetë e vështirë. Nëse Stamford Bridge mund të japë 10 për qind të asaj çfarë ky publik jep, atëherë do të ishte fantastike për ne”.

“Ne duhet të përpiqemi dhe të shkojmë tutje, por do të jetë vështirë. Është më mirë 1-1 se 0-0, andaj ne nuk mund të themi se është një rezultat i keq, por është e qartë se ata janë një skuadër shumë e mirë dhe do të jetë vështirë në Stamford Bridge”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.