Joschka Fischer, mbështet lirinë dhe shtetin e Kosovës

Joschka Fischer, mbështet lirinë dhe shtetin e Kosovës

Joschka Fischer, mbështet lirinë dhe shtetin e KosovësMinistri Hoxhaj ka shprehur mirenjohjen dhe konsideratat me te larta te qytetareve dhe Qeverise se Kosoves per kontributin e ish-ministrit Fischer per Kosoven, ne vitet 1998-2005.

Ai ka theksuar veçanerisht kontributin e jashtezakonshem qe ish-ministri Fischer ka dhene per popullin e Kosoves ne periudhen me te veshtire te tij, gjate viteve te luftes, per arritjen e lirise.

Hoxhaj po ashtu theksoi rolin e fuqishem qe Fischer ka dhene per Kosoven edhe ne vitet e pasluftes, ne rrugen drejt krijimit te shtetit dhe arritjes se pavaresise.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ish-zevendeskancelarin gjerman per progresin ne Kosove pas shpalljes se pavaresise, avancimin e proceseve integruese si dhe fuqizimin e vazhdueshem te subjektivitetit nderkombetar te Republikes se Kosoves.

Ndersa, ish-ministri i Puneve te Jashtme i Gjermanise, Joschka Fischer, ka vleresuar progresin e madh qe eshte arritur ne Kosove, duke e konsideruar shtetin e Kosoves model te shtetndertimit ne rajon.

Fischer ka theksuar rendesine e avancimit te proceseve integruese evropiane te Republikes se Kosoves, duke shprehur perkrahjen e tij ne kete rruge.