Jordania sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik

Jordania sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik

Jordania sulme ajrore ndaj Shtetit IslamikAvionët luftarakë të Jordanisë kryen sot sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik, një ditë pasi mbreti jordanez u zotua për sulme të vazhdueshme ndaj grupit militant, pas vrasjes së shëmtuar të një piloti jordanez, avioni i të cilit u rrëzua në Siri.

Nuk u dhanë informacione lidhur me objektivat e sulmeve ajrore të Jordanisë. Qeveria jordaneze i konfirmoi sulmet ajrore sot, ndërsa mbretiAbdullah vizitoi familjen e pilotit të vrarë Muath al-Kaseasbeh në shtëpinë e tyre në jug të Jordanisë.

Mbreti i tha familjes se Jordania do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur fenë, vendin dhe popullin jordanez.Grupi Shteti Islamik ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, por Jordania nuk pranoi, pa patur prova që piloti ishte ende i gjallë

Mbreti Abdullah tha se Jordania nuk ka për ta pushuar luftën kundër militantëve në vendet ku ata kanë kontrollin.