jonidaJonida Maliqi: Familja para muzikës

Jonida Maliqi: Familja para muzikës

jonidaJonida Maliqi: Familja para muzikësJonida e cila së shpejti do të rikthehet në skenë pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të lindjes së djalit, thotë se karriera për të tash është në plan të dytë.

“Do të ishte ç’njerëzore të vija në vend të parë muzikën përpara familjes sime. Ajo vjen gjithnjë në plan të parë”, ka thënë Jonida gjatë një interviste për Shqiptarja.

Jonida së shpejti do të vijë me një duet me Dj Blunt dhe Real 1, që do të shoqërohet edhe me videklip.

“Bashkëpunimi erdhi natyrshëm pasi u njohëm nëpërmjet një miku të përbashkët me DJ Blunt dhe Real 1. Pas këtij takimi menjëherë na lindi ideja e një bashkëpunimi”.

“Zgjodha këta dy artistë pikërisht për faktin e vetëm sepse gjithnjë i kam vlerësuar profesionalisht”, ka thënë Jonida.