Jolie kërkon të hyjë në politikë

Jolie kërkon të hyjë në politikë

Jolie kërkon të hyjë në politikëAktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, së fundi ka shprehur një dëshira paska të çuditshme. Ajo ka bërë me dije fansat e saj se dëshiron t’i hyjë politikës, pasi ky ka qenë një ndër pasionet e saj që në adoleshencë.

Portagonistja kryesore e filmit “Tomb Raider” në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, ka thënë se është e hapur për një ndërrim në jetën e saj dhe si mundësi e sheh politikën, por sipas saj, karriera filmike i shkakton problem në këtë synim.

“Kur punoni si humanitare, jeni e vetëdijshme se politika të hyn në punë, sepse duhet të jeni të vetëdijshëm se për të bërë ndryshime të mëdha, ju duhet të keni përgjegjësi të madhe”, ka thënë Jolie “Por sinqerisht nuk e di se cili rol do të më përshtatej. Jam e vetëdijshme se çfarë bëj për të jetuar dhe kjo do të më vështirësonte punën (në poltikë)”.

Angelina gjithashtu ka folur për lidhjen e saj me Brad Pittin, me të cilin është martuar në muajin gusht. Ajo ka thënë se martesa e bën të ndjehet ndryshe dhe se është “mirë të jeni burrë dhe grua”.