John Kerry , të zhgënjyera nga grushti i shtetit në Tajlandë

John Kerry , të zhgënjyera nga grushti i shtetit në Tajlandë

John Kerry , të zhgënjyera nga grushti i shtetit në TajlandëShtetet e Bashkuara shprehën zhgënjim për grushtin e shtetit të ndërmarrë nga ushtria në Tajlandë, duke thënë se ky veprim është i pajustifikueshëm.

Në një deklaratë dje, Sekretari i Shtetit John Kerry shprehu shqetësim për njoftimet se udhëheqës të lartë politikë në Tajlandë janë ndaluar nga ushtria. Ai bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe kthimin në sistemin demokratik.

Zoti Kerry paralajmëroi se grushti i shtetit do të ketë pasoja negative për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me ushtrinë tajlandeze.

Ai i bëri komentet në Uashington, disa orë pasi Gjenerali Prayuth Chan-Ocha e njoftoi grushtin e shtetit në një deklaratë në televizion, dy ditë pas shpalljes së ligjit të luftës. Ai tha se lëvizja synon të vendosë rendin dhe të çojë përpara reformën politike.