John Kerry: Kosova “në vijën e zjarrit” në konfliktin Washington-Moskë

John Kerry: Kosova “në vijën e zjarrit” në konfliktin Washington-Moskë

John Kerry: Kosova “në vijën e zjarrit” në konfliktin Washington-MoskëSipas fjalëve të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, disa vende evropiane gjenden në “vijën e frontit në konfliktin ndërmjet Washingtonit e Moskës.

“Bëhet fjalë për Kosovën, Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë dhe vendet tjera: Gjeorgjinë, Moldavinë, Pridnjestrovla – ato janë në vijën e zjarrit”, ka deklaruar Kerry, transmeton RIA “Novosti”, përcjell koha.net.

Mediet ruse më herë kishin raportuar për gjoja pjesëmarrjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së në luftimet në Ukrainë e kundër separatistëve.

Rusia në kohë të fundit ka akuzuar Serbinë për shkak se qeveria e saj ka angazhuar shtëpinë konsultative të ish–kryeministrit britanik Tony Blair.