John frikësohet nga lartësia, shet apartamentin

John frikësohet nga lartësia, shet apartamentin

Këngëtari Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, kanë shitur apartamentin e tyre, që ndodhet në Hollywood, për shumën prej dy milionë eurove.Elton mendon se banesa e tij nuk është e vendosur në një lagje mjaft të sigurt për djalin e tyre 21-muajsh, Zachary.

Në fakt, apartamenti ndodhej në një kat të lartë të ndërtesës dhe çifti gjithmonë ka në kujtesë vdekjen e djalit katërvjeçar të këngëtarit Eric Clapton, i cili vdiq në vitin 1991 kur ra nga një dritare e hapur.

Kohë më parë dyshja ka shitur edhe një shtëpi tjetër në vlerë prej 7.65 milionë dollarësh në Beverly Hills, e cila kishte tre dhoma gjumi, tre banja, një dhomë gjumi dhe banjë për stafin, pishinë, palestër sportive.

Ndërsa kohët e fundit këngëtari 65-vjeçar deklaroi se kurrë nuk e ka fshehur faktin se është homoseksual dhe se është i lumtur me bashkëshortin e tij, Furnish. Këngëtari britanik u martua me partnerin e tij disavjeçar, David Furnish, po atë ditë kur në Britaninë e Madhe hyri në fuqi ligji i ri për pranimin zyrtar të martesave mes homoseksualëve. Ndërsa çifti pikërisht gjatë Krishtlindjeve u bënë prindër të djalit të vogël të adoptuar, të cilin e kanë pagëzuar Zachary Jackson.