Johanes Hahn: Liberalizimi nuk është përgjigje ndaj emigrimit

Johanes Hahn: Liberalizimi nuk është përgjigje ndaj emigrimit

Johanes Hahn: Liberalizimi nuk është përgjigje ndaj emigrimitKomisioneri i Bashkimit Evropian për politikë ndaj fqinjëve dhe për negociatat e zgjerimit, Johanes Hahn, ka thënë në Bruksel se nuk pajtohet me ata që mendojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të ishte përgjigjja më e mirë për problemin e shkaktuar me faktin se aq shumë njerëz duan të largohen nga Kosova.

Ai ka shprehur mendimin e tij se arsye kryesore pse njerëzit duan të emigrojnë është mungesa e perspektivës ekonomike, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të ishte, sipas tij, përgjigjja më e mirë në këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hahn këtë e ka thënë në një takim me gazetarët nga rajoni në prag të nisjes së tij për vizitë në Maqedoni dhe Kosovë. I pyetur se sa mund të ndikojë çështja e emigrimit ilegal të kosovarëve në procesin e dialogut të vizave, Hahn ka thënë se “këto dy gjëra nuk duhet ngatërruar” .