Joe Biden: Assadi do të vihet para përgjegjësisë

Joe Biden: Assadi do të vihet para përgjegjësisë

Joe Biden: Assadi do të vihet para përgjegjësisëPas disa inspektimeve nuk ka asnjë dyshim që në Siri janë përdorur armë kimike të shfarosjes në masë. P aq e sigurt për SHBA-të se është këto armë nuk janë përdorur nga rebelët, por nga regjimi i Bashar al-Assad.

Një koment për situatën në Siri, ndërkohë që Obama është duke analizuar opsionin më të mirë të ndërhyrjes, ka dhënë edhe numri dy i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

“Nuk ka asnjë dyshim se ligjet ndërkombëtare janë shkelur dhe se për këto shkelje, përgjegjës është regjimi sirian. Presidenti Obama dhe unë besojmë se ata që përdorin armë kimike kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pambrojtur duhet të vihen para përgjegjësisë”, tha Biden.

Britania dhe SHBA-të thonë se do të marrin të gjitha “masat e nevojshme” për të mbrojtur civilët, pavarësisht paralajmërimeve të ashpra të aleatëve kyç të Sirisë, Rusia dhe Irani.