Joan Ginther fiton në loto për herën e katërt

Joan Ginther fiton në loto për herën e katërt

Për amerikanen Joan Ginther mund të thuhet definitivisht se është me fat, pasi që katër herë ka fituar xhekpotin në loto.

Ginther javën e kaluar ka fituar 10 milionë dollarë, pasi që bleu kuponin fitues për 50 dollarë, por kjo nuk është e pazakonshme pasi që katër herë ka fituar xhekpotin.

Në SHBA është e njohur si lojtarja më me fat e lotos në botë, njoftojnë mediet amerikane.

Për herë të parë fati i buzëqeshi në vitin 1993. Atëherë fitoi 5.4 milionë dollarë. Pastaj në vitin 2006 fitoi 2 milionë dollarë, falë kuponit të blerë për 30 dollarë.

Ndërsa në vitin 2008, Ginther fitoi edhe 3 milionë dollarë tjerë.

Kjo 63-vjeçare me fat kurrë nuk ka thënë asnjë intervistë dhe as e dëshiron këtë.