Joachim Low: Gjermania mund ta fitojë "Kupën e Botës 2014"

Joachim Low: Gjermania mund ta fitojë “Kupën e Botës 2014”

Joachim Low: Gjermania mund ta fitojë "Kupën e Botës 2014"Gjermania i ka të gjitha cilësitë për të triumfuar në Kampionatin Botëror 2014. Kështu mendon përzgjedhësi Joachim Low.

Edhe pse një ditë më parë tha se skuadra e tij nuk ishte akoma e gatshme për turneun e Brazilit, Low tash është shprehur se kombëtarja e tij mund ta fitojë trofeun, të cilin për herë të fundit e fitoi në vitin 1990.

“Qëkur u tërhoq shorti, vazhdimisht po mendojmë për Kupën e Botës në Brazil, i gjithë përqendrimi ynë është mbi lojtarët, skuadrën, procesin dhe organizmin”.

“Gjermania nuk e ka fituar titullin qe një kohë të gjatë dhe në do të përpiqemi maksimalisht që ta kemi në dorë atë trofe”, u ka thënë trajneri gazetarëve.

Përfaqësuesja e Gjermanisë bën pjesë në Grupin G, ku ka konkurrencë Portugalinë, Ganën dhe SHBA-të.