JK Rowling me libër të ri

JK Rowling me libër të ri

JK Rowling me libër të riAutorja e serisë ‘Harry Potter’, JK Rowling, do të publikojë një tjetër roman krimi këtë verë. Ky është libri i dytë që ajo shkruan nën pseudonimin Robert Galbraith.

Pseudonimi i autores u demaskua vitin e kaluar, pasi informacioni ka rrjedhur nga një anëtar i ekipit të saj ligjor.

Është njoftuar poashtu se Rowling do të diskutojë karrierën e saj të re si shkrimtare e krimit në një festival letrar.

48 vjeçarja do të paraqitet në bisede me Val McDermid në Festivalin Theakstons Old Peculier Crime Writing më 18 Korrik.

Ajo ka thënë se ‘Roberti’ ka ndërmend të vazhdojë shkrimin, por me siguri do të vazhdojë të hedhë poshtë paraqitjet publike.