|

Jeta Faqolli provon suksesin me kosovarët

Pasi ka nxjerrë në treg këngët “Aman, derman”, “Provokimet”, “Konkurrenca”, “Vetëm me ty”, këngëtarja Jeta Faqolli dëshiron të bëjë më shumë fansa për vete, nëpërmjet një bashkëpunimi që ka menduar me një grup të njohur kosovar, emrin e të cilit deri tani e ka mbajtur sekret. Detajet e tjera ajo ka preferuar të mos i zbulojë, se cili është ky grup dhe si ka lindur ideja për të bërë një këngë së bashku, por thuhet se bëhet fjalë për disa djem të rinj dhe që këndojnë hip-hop. Jeta e ka dëshiruar këtë bashkëpunim, pasi kënga dhe klipi që do të publikohet me ta dhe që do të transmetohet në të gjitha kanalet muzikore të Tiranës dhe Prishtinës, do të sjellin një stil ndryshe të kënduarit të saj. Gjithashtu, bashkëpunimi me artistë kosovarë është një strategji fitimprurëse e
shumë këngëtareve të reja nga Shqipëria, për të fituar treg jashtë kufijve, pasi dihet që kosovarët pëlqehen shumë nga publiku i diasporës.Vetëm pak muaj më parë Jeta Faqolli organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj në Tiranë, ku u vu re se ishin të pranishëm dhe miq të saj artistë nga Prishtina. Edhe pse ka pasur shumë komente negative mbi zotësinë e saj sikëngëtare, përsëri u vu re se miqtë që kishin shkuar për tauruar për ditëlindje nuk I kishte të paktë. Në festën e
organizuar u panë të ishin aty, që nga Flori Mumajesi, Gent Demaliaj, Kastro Zizo, Anjeza Branka e deri tek Ingrid Gjoni, të cilët kanë qëndruar për shumë orë në festën e zhurmshme që u organizua në një lokal pranë Rrugës së Elbasanit.

Lajme të ngjajshme:

  1. Hana bashkëpunim me Kushtrim Hoxhën

Etiketa:

Komentoni