|

Jeremiq: Uganda nuk e ka njohur Kosovën!

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka deklaruar sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe as që e ka ndërmend ta bëjë këtë.

“Kjo më është thënë direkt nga ministri i jashtëm i këtij shteti Okello Oryem”, i ka thënë Jeremiq agjencis serbe Tanjug. Ai ka thënë se është edhe një tentativeë e manipulimit nga ana e institucioneve në Prishtinë.  Me Ugandën është vepruar njësojë sikundër edhe me  Nigerinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

“Ka mundësi që ka ndodhur ndonjë mitdhënie dikujt prej njerzëve të afërm me pushtetet e këtyre vendeve. Por, nuk ka ndryshim të qëndrimeve të këtyre shteteve afrikane  ndaj respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë“, ka thënë Jeremiq.

Jeremiq ka theksuar se politikanët e Prishtinës nën presionin në rritje të faktorëve ndërkombëtarë që të heqin dorë nga qëndrimet e veta rigjide  në dialog me Beogradin edhe “në këtë mënyrë po tentojnë që të tërheqin vëmendjen e opinionit me këto fakte, për ta, majft  të pakëndshme.

Si dihet, kabineti i zv/kryeministrit Pacolli njoftoi të premten, në përvjetorin e pavarësisë se Uganda u bë shteti i 88 që e njohu pavarësinë e Kosovës.

2 përgjigje për “Jeremiq: Uganda nuk e ka njohur Kosovën!”

  1. Sali Struga says:

    Politika i ka hilet e veta por e mira esht qe kryesija Shqiptare e Kosoves e ka per detyre me ua ‘dhi’ fare kesaj rrace te digjeneruar shoveniste Serbe. Kosova kurr nuk ka qen, nuk esht dhe kurr nuk ka me qen pjes e Serbis.Jeni ardhacak rrace Sllave Ruse te Siberis ktheheni nga keni ardhe. RROFT KOSOVA SHTET I PAMVARUR, RROFT POPULLI SHQIPTAR.

  2. Asllan says:

    e po cila eshte e verteta!?

Komentoni