Jep dorëheqje u.d. i rektorit të UP-së, Naser Sahiti

Jep dorëheqje u.d. i rektorit të UP-së, Naser Sahiti

Jep dorëheqje u.d. i rektorit të UP-së, Naser SahitiPas dorëheqjes së rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi dhe të prorektorit Nuri Bexheti, sot ka dhënë dorëheqje edhe i sapo-emëruari në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

“Sapo kam marr një letër nga Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti, i caktuar si U.D.i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjet e parakohshme, me të cilën më njofton se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat që u kishte caktuar Këshilli Drejtues i UP-së. KD e vlerëson këtë vendim të prorektorëve Sahiti, Alija, Tahiri dhe Bajraktari, si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve pozitive në UP të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në një njoftim të rektoratit të UP-së.