Jens Stoltenberg: Ju vendosni për ushtrinë, por mos e prishni balancin e brendshëm

Jens Stoltenberg: Ju vendosni për ushtrinë, por mos e prishni balancin e brendshëm

 Jens Stoltenberg: Ju vendosni për ushtrinë, por mos e prishni balancin e brendshëmSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për medie gjatë vizitës në Kosovë, ka thënë se Kosova ka shënuar progres si në aspektin politik, edhe atë të sigurisë.

“Është kënaqësi kur e shoh progresin e arritur që nga vizita ime e fundit, kështuqë e çmojmë lart mundëinë për të iu vizituar juve, dhe e shoh mundësinë që ne dhe ju të vazhdojmë tutje”, ka thënë Stoltenberg.

“Misioni i NATOS-s ka ndihmuar Kosovën dhe Ballkanin Përendimor që të jetë një vend i sigurt. Po shoh progres të madh në situatën poltike dhe sigurisë në Kosovë, por mbetet prapë shumë pëe tu bërë”, ka shtuar ai.

Shefi I NATO-s ka thënë se vlerëson lart, Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve me serbët që jetojnë në Kosovë.

“Për të lënë të kaluarën anash dhe për të vazhduar tutje. Ne ju kemi parë se si ju keni festuar Kërshëndellat së bashku me serbët dhe kjo është për të iu përgëzuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, duke folur për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Stoltenber, thotë se nuk “përzihet” në këtë çështje.
Ai ka thënë se shpreson që zgjidhja e kësaj çështje të bëhet në mënyrë të kujdeshshme për të mos provokuar ndonjë konflikt të mundshëm.

“Nuk është tek NATO-ja që të vendos se si FSK-ja do të zhvillohet. Ne po ndërtojmë kapacitetet e FSK-ë, brenda mandatit të saj te tashëm. Ckado që të vendosni të bëni, duhet të bëni në atë mënyrë që të mos krijojë situata të pakëndshme.

Varet nga ju, ju vendosni, por shpreosj që vëndosni në atë mënyrë që nuk minoni progresin e arritur. Ju jeni të mirëpritur në bashkëpunimin euroatlantik. Kjo gjë nuk ndodh në bazë të kaendareve, porn ë bazë të kushteve”, ka thënë shefi i ATOS.