Jehona Sopi sjell këngën dhe klipin e ri

Jehona Sopi sjell këngën dhe klipin e ri

Këngëtarja Jehona Sopi është rikthyer në skenën muzikore pas pothuajse një viti mungesë si pasojë e martesës dhe lindjes së fëmijës së saj të parë. Ajo ka publikuar një këngë të re, të realizuar edhe me një klip mbreslënësë nga entermedia.

Kënga mbanë titullin “Unë do t’i lajë këmishat tua” dhe është e punuar nga bashkëpunëtorët e saj të vjetër, Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi derisa orkestrimin e këngës ja ka besuar Darko Dimitrovit.

Klipi është punuar në dy periudha të ndryshme të shtatzënisë së këngëtares: njëra kur ajo ishte në muajin e pestë dhe tjetra në të shtatin. Kënga flet për një grua, bashkëshorti i së cilës e shfrytëzonë vetëm për punët e shtëpisë ndërsa të gjitha sferat e tjera të jetës i ndanë me një person të tretë.

Kënga është një baladë, dhe pritet të pëlqehet nga publiku, sidomos tash gjatë stinës së vjeshtës kur baladat janë më trendi. Jehona deklaroi në një intervistë se nuk e ka ndërmend të largohet nga muzika ndonëse tash ka përgjegjësi më shumë si nënë dhe bashkëshorte.