Jankulovska: Maqedonia, përfshirë në radikalizmin islamik!
Shoqëria maqedonase tregoi pjekuri dhe nuk lejoi eskalimin e incidenteve, por nuk guxojmë që të mashtrohemi se nuk mund të ketë sfida të reja. Patjetër duhet të mbetemi të bashkuar dhe vigjilent lidhur me kërcënimet e ardhshme, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.
“Vrasja makabre në Smilkovc është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndjekur MPB-në”, theksoi Jankulovska për MIA, duke theksuar se MPB nuk ka favorizuar informacionet e shërbimeve të huaja lidhur me vrasjen, ndërsa ka përmendur përfshirjen edhe të Maqedonisë nga radikalizmi islam.
“Sipas informacioneve që i kemi, radikalizmi islamik ka pasur ekspansion në nivel global, dhe kuptohet që Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim dhe të jetë shmangur nga ky rrezik”, deklaroi Jankulovska.
Sipas saj, qëllimet e këtyre grupeve është që të rrisin frikën dhe të shkaktojnë padurueshmëri, ndërrimin e mënyrës së jetesës, të shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët, si dhe të krijojnë hapësirë për veprimin e tyre të mëtejshëm.