aha

Janë deponuar 22 ankesa në PZAP

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror, për zgjedhjet e 12 dhjetorit, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë deponuar 22 ankesa.

Sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, AAK-ja dhe AKR-ja kanë deponuar nga tri ankesa, Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja dhe PDAK-ja nga dy, kurse PDK-ja një ankesë.

Nga një ankesë po ashtu kanë deponuar edhe disa parti minoritare dhe BIRN me pretendimin se gjatë numërimit, votat e disa kandidatëve janë të parregullta.

PZAP-i ka afat 72 orë për të marrë vendime në lidhje me ankesat në fjalë.