Janari për Milan, një luftë për lojtarë

Janari për Milan, një luftë për lojtarë

Janari për Milan, një luftë për lojtarëMilan po mendon seriozisht për merkaton e Janarit ndërsa dy emrat më të lakuar së fundmi janë dyshja e sulmit Drogba dhe Baloteli.

Me largimin e dy brazilianve Pato dhe Robinjo drejtuesit e Milan kane hedhur vështrimin nga një dyshe tjetër e talentuar për të zëvendësuar menjëherë dy brazilianët.

Sipas mediave italiane dhe konkretisht sipas të përdishmes “La Gazeta Dello Sport” thuhet se në kampin kuq e zi po mendojnë seriozisht përtransferimin në Milanello te dyshes se sulmit Didier Drogba dhe Mario Balotelli.

I pari është më i favorizuari pasi drejtuesit e Milan janë një hap më përpara Juventusit për të marrë shërbimet e bomberit me ngjyrë. Ndërsa për sa i përket Balotelit marrëdhëniet me drejtuesit e sitit kanë filluar që tani dhe lojtari është pranë prishjes së kontratës me “Qytetarët” britanikë për të kaluar nën urdhërat e teknikut Alegri.

Me ardhjen e të pakten njërit prej tyre drejtuesit kuq e zi do të garantonin një sulm të frikshëm ku së bashku me El Sharauin do të bënin një kopje të frikshme për çdo kndërshtarë.

Të ardhurat e siguruara nga shitja e dy brazilianve duket se do të jenë të mjaftueshme për skuadren e Milan e cila duket se do të ndërhy fuqishem në merkato. Rezultatet jo shumë të mira të arritura nga skuadra në vitin që sapo lam pas kanë bërë që drejtuesit e skuadres të nisin programet për përforcimin e ekipit i cili këtë vit nuk është një rival i denjë për të luftuar për trofe.

Të rinjve të talentuar si El Shauraui do tu bashkangjitet një emër i madh në vijen e sulmit ndërsa mbetet për tu parë se cila do të jetë goditja e madhe e skuadres së Djallit.